Marokë-Francë kjo është përballja e dytë gjysmëfinale. Mbrëmjen e sotme në orën 20:00 këto dy skuadra do të për5ballen me njëra-tjetrën për të prerë një biletë për në finalen e madhe të 18 Dhjetori.
Maroku në këtë Kupë Bote kërkon të shkruajë historinë, ndërsa Franca do që ta përsërisë, pasi ka arritur më parë që të fitojë jo një por dy Kupa Bote.
Por si erdhën këto skuadra deri në këtë fazë?
Maroku, surpriza e madhe e Katarit arriti që të dilte në vend të parë në një grup shumë të vështirë, pasi luajti kundër Kanadasë, Belgjikës dhe Kroacisë.
Më pas në fazën e 1/16 eliminoi Spanjën dhe më pas në fazën e 1/8 arriti që të nxirrte nga gara dhe Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Duhet theksuar se Maroku në këtë Kupë Bote ka pësuar vetëm një gol kundër Kanadasë, që për ironi të fatit ishte një autogol.
Nga ana tjetër Franca deri këtu ka arritur në një mënyrë më të lehtë. Në grup u ndesh me Australinë, Tunizinë dhe Danimarkën.
Ndërsa në fazën me eliminim direkt fitoi me Poloninë me rezultatin 3 me 1, ndërsa me Anglinë fitoi 2 me 1.
Secila prej tyre që do të shkojë në finale duhet të kalojë Argjentinën e Lionel Messit për të fituar Kupën e Botës./btvnews.al