E diel, 24 Nëntor, 2024

Mbytja e gomones me emigrantë në Kanalin Anglez, mes të shpëtuarve një shqiptar

Një incident i rëndë u raportua në Angli pasi një gomone me emigrant u përmbyt. Autoritetet, ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur shpëtimin e emigrantëve. Sipas informacioneve paraprake mësohet se mes personave të shpëtuar deri tani është edhe një shqiptar.

Ndërkohë mediat e huaja kanë raportuar se të paktën katër persona dyshohet se kanë humbur jetën. Gomonia me mbi 40 emigrantë u mbyt në Kanalin Anglez në orën 3 të mëngjesit me një operacion të madh shpëtimi në vazhdim.

Një zëdhënës i qeverisë britanike konfirmoi numrin e viktimave, ndërsa paralajmërohet se bilanci mund të rritet.

“Pas një operacioni të koordinuar kërkim-shpëtimi të udhëhequr nga Rojet Bregdetare HM, me keqardhje ka pasur katër vdekje të konfirmuara si rezultat i këtij incidenti, hetimet janë në vazhdim dhe ne do të japim informacione të mëtejshme në kohën e duhur”, tha ai.

Skynews ka publikuar momentet kur ekuipazhi i një anije shpëton njerëzit që ndodhen në ujë, ndërkohë disa të tjerë nuk ishin aq me fat, pasi ndërruan jetë.

Ndonëse të gjithë ishin të pajisur me jelekë shpëtimi, 4 prej tyre nuk kanë arritur që të mbijetonin për shkak të temperaturave nën zero që kishte deti. Thuhet se emigrantët në gomone ishin nga Afganistani, India, Iraku dhe Senegali, por ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit