E diel, 24 Nëntor, 2024

Muzeu i ri në qendër të Bulqizës, Bashkia: Çdo qytetarë do gjejë një pjesë të vetën

Muzeu i ri në qendër të qytetit të Bulqizës është drejt përfundimit. Në një postim në mediat sociale, kreu i bashkisë Bulqizës, Lefter Alla, ka bërë me dije sot se për ta parë nga afër ishin dhe përfaqësues të minierave dhe kanë dhënë këshillat e tyre.

Po ashtu bën me dije se ky muze ka për synim që çdo qytetarë të gjejë një pjesë të vetën brenda këtij muzeu.

“𝐌𝐔𝐙𝐄𝐔 𝐈 𝐑𝐈 do të jetë jo vetëm ekspozim i pasurive të Bulqizës, por edhe i jetës sociale, eksperiencave dhe ndjesive të çdo minatori që ka kontribuar ndër vite në galeritë e Kromit, të sjella këto përmes simboleve të shumëllojshme.

Kësaj here ishim me përfaqësues të fushës minerare, për t’u këshilluar me ta për më shumë ide dhe kontribut nga gjithsecili prej tyre, për të pasur një nga muzetë më të veçantë të këtij lloji.

Duke synuar që tek ky muze çdo qytetar i Bulqizës të gjejë një pjesë të vetën, konsultimet tona për të do të vazhdojnë me çdo aktor social dhe çdo individ të interesuar që dëshiron të sjellë një mendim ndryshe”, është ky postimi i Allës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit