E diel, 24 Nëntor, 2024

Osmani, Kurti e Konjufca nënshkruajnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kanë firmosur sot dokumentin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pas nënshkrimit të dokumentit, ata kanë mbajtur edhe një konferencë për media para gazetarëve.

Sot është një ditë historike. 14 dhjetori nga sot ka një rëndësi të dyfishtë në historinë moderne të Kosovës. Në njërën anë po shënojmë aplikimin për anëtarësim në BE dhe në anën tjetër kemi përvjetorin e Ushtrisë së Kosovës. Së bashku me Konjufcën dhe Kurtin, në emër të Republikës së Kosovës po marrin një hap vendimtar drejt jetësimit të ambicies sonë të patjetërsueshme. Ne sot po e sjellim Kosovën një hap më afër BE-së”, tha Osmani.

Ndrws kreu i Kuvendit tha se ky është i parë zyrtar në rrugën e anëtarësimit të Kosovës drejt BE-së, përcjell Klankosova.tv.

Ky është hapi i parë zyrtar në rrugën e anëtarësimit të Kosovës drejt Bashkimin Evropian, një rrugë e cila ishte më të vërtetë e gjatë dhe aspak e lehtë. Ky rrugëtim kalon përmes Komisionit Evropian nga i cili presim që t’ia rekomandojë Bashkimit Evropian, t’ia jap Kosovës statusin e merituar. Por, kuvendimi u takon megjithatë qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të cilat gjithashtu i ftojmë të veprojnë unanimisht dhe për ta dhënë miratimin e tyre”, u shpreh ai.

Kryeministri Kurti tha se me zyrtarizimin e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kosova është duke treguar orientimin e saj euroatlantik.

“Sot po bëjmë hapin e parë drejtë anëtarësimit në BE. Aplikimin për anëtarësim të nënshkruar sot do t’ia dorëzojmë Presidencës së Çekisë të Bashkimit Evropian. Është moment historik me të cilin synojmë hapjen e një kapitulli të ri”, ka theksuar Kurti./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit