Një shqiptar 49 vjeç, i identifikuar si Petrit Caka është gjetur i vrarë në banesën e tij në Itali. Sipas mediave vendase bëhet me dije se Caka kishte përcjellë për në shkollë fëmijët dhe pasi kishte bërë pazar ishte kthyer në banesë.
Ai jetonte në qendër të qytetit Castell. Policia pas njoftimit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimet.
Deri tani mësohet se p[ër të zbuluar kontaktet e fundit të tij karabinierët po analizojnë thirrjet telefonike të Petrit Cakës.
Në banesë nuk janë konstatuar shenja të hyrjes me forcë dhe ekziston hipoteza se viktima e njihte vrasësin e tij. Autopsia pritet të hedhë më shumë dritë mbi arsyet e vrasjes së 49-vjeçarit shqiptar.
Ai shkonte në sallat e lojërave elektronike dhe luante kumar, ndaj dyshohet se vrasja lidhet me ndonjë borxh që mund të ketë pasur./btvnews.al