Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar këtë të mërkurë se për katër ditët në vijim Shqipëria do të përfshihet nga reshje të dendura dhe do të ketë temperatura të ulëta.
Në një postim në mediat sociale, Balluku bën me dije se reshjet e dëborës kanë nisur në male.
“Duke nisur nga ora 00.00 e datës 14 dhjetor dhe deri në datën 18 dhjetor , vendi do të jetë nën trysninë atmosferike të ulët, e shoqëruar me shira të dendur dhe temperatura të ulëta. ❄️Bora ka filluar në zonat malore. Ne jemi në krye të detyrës në çdo cep të vendit”, është ky paralajmërimi i bërë nga Balluku./btvnews.al