E diel, 24 Nëntor, 2024

Reagimi i Yuri Kim për garën e kreut të SPAK, Rama: Boll me thashetheme

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar këtë të mërkurë për garën e kreut të ri SPAK. Në një postim në mediat sociale, Rama ka komentuar dhe reagimin e Yuri Kim dhe shprehet se është dakord me atë që ajo ka deklaruar.

Më tej ai shton se nuk duhet të vijohet me thashetheme, pasi kreun e SPAK nuk e zgjedh as qeveria e as ambasada.

“Jam plotësisht dakord me Ambasadën e SHBA  dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik!  Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!

Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve, të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, është ky reagimi i Ramës.

Më herët në një reagim ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka thënë se gara për kreun e ri të SPAK nuk duhet të ndikohet nga asgjë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit