E diel, 24 Nëntor, 2024

Tmerrohen nxënësit dhe mësuesit, alarme për bomba në 15 shkolla të Shkupit

Në 15 shkolla të Shkupit në Maqedoninë e Veriut janë dërguar e-mail për vendosjen e bombave.

Siç bëjnë me dije mediat vendase, menjëherë janë marrë masat për evakuimin e godinave dhe mësimi në këto shkolla është pezulluar.

Sot (14.012.2022) diku rreth orës 08:30 minuta në SPB-Shkup është denoncuar se në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosjen e mjeteve shpërthyese.

Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, zyrtarët policorë kanë ndërmarr të gjitha masat për evakuimin e sigurt të nxënësve, mësimdhënësve dhe të punësuarve të tjerë në këto shkolla dhe në rrjedh e sipër janë kontrollet e detajuara nga ekipi i anti-terrorit”, ka qenë ky njoftimi i policisë.

Pak ditë më parë i njëjti alarm është dhënë dhe për disa shkolla në Malin e Zi, por gjithçka ka rezultuar false./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit