E diel, 24 Nëntor, 2024

Tragjedi në Britani, fundoset anija me emigrantë. Deri tani raportohet për disa viktima

Të paktën 3 persona janë mbytur nga fundosja e një anije me emigrantë në Britani. Mediat vendase bëjnë me dije se varka e vogël që transportonte emigrantë hasi vështirësi orët e para të kësaj të mërkure në Kanalin Anglez.

Deri tani mësohet se janë shpëtuar 43 persona, por operacioni po vijon ende. Në këtë operacion për shpëtimin e emigrantëve kanë marrë pjesë shumë ekipe të rojës bregdetare, por janë ndihmuar dhe nga një anije që ishte në këtë zonë.

Momentalisht nuk dihet kombësia e emigrantëve që ndodheshin në varkë. Ngjarja vjen në një kohë kur numri i emigrantëve që kanë kaluar Kanalin në 2022 ka shënuar rekord në Britani.

Vetëm një ditë më parë, qeveria atje njoftoi një seri të reja masash me qëllim uljen e numrit të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë nëpërmjet kanalit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit