E hënë, 25 Nëntor, 2024

Vijojne te bllokuara lagjet e fshatit Rripe

Banorët e tre lagjeve në fshatin rripë të Gurrës vijojnë të jenë të izoluar për shkak të shembjes së rrugës.

Ata shprehen se kjo situatë ka ndodhur prej një muaji dhe se më problem kanë transportimin e të sëmurëve të cilët deri tek shkolla e Rripës duhet t’i transportojnë me krah.

Ata i bëjnë apel pushtetit vendor që të ndërhyjë pasi dimri është stinë e vështirë dhe se nuk mund të transportojnë çdo gjë në krah apo me kafshë ngarkese deri tek banesat e tyre.

Rruga e shembur është me një distancë të konsiderueshme, duke ngushtuar karrexhatën, çka bën që mjetet ta kenë të pamundur të qarkullojnë në të.

Reshjet e nisura të shiut gjatë ditës së sotme pritet ta vështirësojnë akoma më shumë situatën në këtë rrugë, ndërsa familjet që janë poshtë saj kanë frikë rrezikun e shembjes së mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit