E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Basha kujton liberalizimin e vizave: 15 Dhjetori i vitit 2010 përmbushi një ëndërr për shqiptarët

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kujtuar ditën e sotme 15 Dhjetorin e vitit 2010, ditë kur për shqiptarët u liberalizuan vizat.

Basha ka shpërndarë në mediat sociale, një postim të një viti më parë që tregon fluturimin e parë pa viza nga Tirana drejt Brukselit.

Ish-kryedemokrati thotë se të rinj dhe të vjetër që e gëzojnë këtë privilegj prej 11 vjetësh tashmë duhet ta dinë se ai fluturim përfaqëson arritjen më të madhe.

Në 15 dhjetor 2010 ne demokratët përmbushëm një ëndërr për gjithë shqiptarët, lëvizjen pa viza në Europë me fluturimin e parë drejt Brukselit.

Të rinj dhe të vjetër që e gëzojnë këtë privilegj prej 11 vjetësh tashmë duhet ta dinë se ai fluturim përfaqëson arritjen më të madhe, hapin më të madh përpara në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian, i cili fatkeqësisht me Ramën ka ngecur në vend numëro”, është ky postimi i Bashës që është rikthyer në vëmendje reagimin e një viti më parë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit