E diel, 24 Nëntor, 2024

Çfarë do ndodhë pas sherrit të Leas dhe Irisit? Neda Balluku zbulon nëse është marrë masë për konkurrentet

Neda Balluku, opinionistja e “Përputhen” ka dhënë një intervistë së fundmi për “Shqipëria Live”. Ajo është ndalur pikërisht tek ngjarja e papritur që ndodhi dje ku Irisi dhe Lea u përfshinë në një debat me njëra-tjetrën, duke përdorur fjalë fyese e madje edhe shuplakë.

Mirëpo, Neda ka thënë se për vajzat është marrë një masë dhe produksioni po e shqyrton.

“Për vajzat është marrë një masë. Është diçka që ndodhi në mënyrë spontane dhe është marrë një masë për të gjithë ata që u përfshinë, por nuk është definitive sepse produksioni po e shqyrton, po e analizon me specialistë të fushës.”, tha ndër të tjera Neda.

Kujtojmë se tensionet në studio nuk u qetësuan, më pas ndërhyri Petro, i cili ka qenë “molla” e sherrit midis dyshes.

Osriola:Ti nuk do tregosh standardet, je plerë.

Irisi: Seriozisht e ke që më thua muja plerë e ke parë veten në pasqyrtë moj seriozisht e ke kujt i thua plerë. Punën kryesore e kam me ty edhe me këtë plerën tjetër. Ju të dyja jeni plerë (Orsiola dhe Lea). Se kam punë edhe me ty.

Lea: Kujt i drejtohesh ti ashtu, se boll të kam duruar.

Në emisionin “Për’puthen” jemi mësuar të shikojmë përplasje dhe debate, madje edhe raste kur ka pasur përplasje fizike mes djemve. Por një situatë të tillë mes vajzave të programit është hera e parë që transmetohet dhe duhet thënë që është vërtet skandaloze.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit