Sa herë ka reshje shirash banorët e dy lagjeve në fshatin Dars të Bashkisë së Klosit mbeten të izoluar. Shkak bëhet ky përrua i cili sjell shumë ujë.
Banorët thonë se prej disa vitesh, ata kën të njëjtin problem në stinën e dimrit. Kjo për arsye se ura tip tombino është rrëmbyer nga uji e ka përfunduar në lumin Mat.
Problemi i këtyre banorëve mbetet shqetësues për shkak se rritja e prurjeve të përroit i pengon ata të dalin në qytetin e klosit, sidomos fëmijët të shkojnë në shkollë.
Banorët kërkojnë ndërtimin e një ure, në mënyrë që situata të mos përsëritet si ditët e fundit. Ata shprehen se janë shumë pranë qytetit Klos por ndjehen shumë larg prej tij për shkak të këtij problemi.
Shirat e rrëmbyeshëm të disa viteve më parë sollën rrëmbimin e urës që i lidh këta banorë me Klosin.
Duke qenë se nuk kanë rrugë tjetër alternative, banorët kërkojnë që ajo të bëhet funksionale në çdo stinë. /btvnews.al