Nisur nga situata e rënduar nga reshjet e ditëve të fundit, në disa zona të Bashkisë Bulqizë ka pasur shtim të prurjeve të ujit në lumenj dhe përrenj, gjë që ka shkaktuar vështirësi të ndryshme.
Sipas Bashkisë Bulqizë, situata paraqitet më kritike në rastin e Përroit të Thatë, i cili ka dalë nga shtrati dhe ka shkaktuar përmbytje në njësinë administrative Fushë-Bulqizë.
Si pasojë, ka pasur përmbytje të tokave bujqësore, bllokim të rrugëve dhe vështirësi të lëvizjes së banorëve. Aktualisht raportohen vetëm dëme materiale, si ato të përmendura më sipër.
Bashkia ka dërguar në terren ekipet e punës për të asistuar banorët në vështirësi, si edhe për të ndërhyrë aty ku mundet në shtratin e Përroit të Thatë.
Po ashtu bashkua u bën thirrje të gjithë banorëve që mund të hasen me vështirësi të ndryshme, të kontaktojnë me administratorët e njësive, ose me zjarrfikësit në 128./btvnews.al