E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Reshjet në vend, përkeqësohet situata e përmbytjeve në Shkodër

Prej disa ditësh vendi ynë është i përfshirë nga një mot i keq, ku reshjet e shiut nuk po ndalen. Kjo ka sjell sërish përmbytje në Shkodër ku mijëra hektarë janë nën ujë.

Në një njoftim për mediat, bashkia ka bërë me dije se të përmbytura janë 1920 Hektarë tokë dhe disa rrugë janë të pakalueshme.

NJOFTIMI I PLOTË

Situata në Bashkinë Shkodër nga raportimet e deritanishme ora 08.00 është si më poshtë: Kuota Drin 6.80 m (e rritur 1 m me orën 16.00 të ditës së mërkurë) 7.50 m kuota max. Kuota Liqen 8.55 ( e rritur me 40 cm) 8.70 m kuota max.

Ndryshe nga një ditë më parë ku kishim 600 Ha, këtë të enjte sipërfaqja e përmbytur ka shkuar 1920 Ha.

NjA Ana Malit ka të përmbytura 1100 Ha. Në rrugën e Obotit nuk kalohet me mjete të ulëta, vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake ( 1 mjet me 4 forca ne dispozicion). Ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit.

Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat, sip toke rreth 300 Ha. Berdice 200Ha, Guri Zi 170 Ha, Velipoje 150 Ha. Rruga Theth-Breglumi është e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave. Strukturat e EC Bashkia Shkoder janë në terren për monitorimin e situatës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit