Reshjet e fundit të shiut e kanë kthyer Rrugën e Arbërit në një liqen. Siç shihet dhe nga kjo foto Rruga e Arbërit që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës është e kalueshme me vështirësi për mjetet.
Kjo pjesë e rrugës është gjithmonë problematike sa herë që ka reshje të dendura shiu, pasi nuk funksionojnë si duhet kanalet kulluese anësore.
Mbrëmjen e kaluar uji në rrugë ka arritur në një lartësi të konsiderueshme duke penguar qarkullimin e automjeteve por edhe të këmbësorëve.
Por nuk është vetëm ky segment problematik, pasi probleme ka dhe ByPass i Murrizit./btvnews.al