E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Sherr me thika mes dy personave në një lokal, një prej tyre plagoset dhe dërgohet në spital

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gramshit. Policia në një njoftim për mediat, ka bërë me dije se e ka arrestuar autorin e plagosjes së 36-vjeçari.

Po ashtu, autoritetet sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta.

Shtetasi F. B., 28 vjeç, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Gramsh, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar”, sqaron policia.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Goditi me thikë 36-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori.  Më datë 15.12.2022, në Gramsh, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi F. B., 28 vjeç, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Gramsh, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e autorit. Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh kanë shoqëruar në Komisariat dhe kanë arrestuar autorin e plagosjes, shtetasin F. B., 28 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit