Një 47-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia italiane.
Ajo fillimisht u zbulua duke vjedhur dhe më pas tentti të arratisej duke sulmuar punonjësen e supermarketit dhe duke e rrëzuar në tokë.
Policia në stacionin Ponte San Giovanni e arrestoi 47-vjeçaren, e cila ishte e papunë, me akuzën e vjedhjes.
Gruaja kishte hyrë në supermarket me një karrocë që përmbante çanta të një marke të njohur veshjesh dhe kishte me vete një pllakë magnetike që përdoret për të hequr pajisjen kundër vjedhjeve në dyqane.