E enjte, 28 Nëntor, 2024

Varheley mirëpret marrëveshjen e vizave për Kosovën: Lufta kundër krimit të organizuar ka dhënë rezultate

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Europian, Oliver Varheley ka mirëpritur marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një postim në mediat sociale, Varheley ka bërë me dije se punë kundër krimit të organizuar ka dhënë rezultate të prekshme.

E mirëpres marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Puna jonë e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar solli rezultate të prekshme në terren”, ka shkruar ai, duke shtuar se BE-ja qëndron në krah të njerëzve në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.

Më herët Presidenca e Këshillit dhe përfaqësuesit e Parlamentit Evropian kanë arritur marrëveshje për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës. Sipas marrëveshjes qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë të lirë nga viti 2024./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit