Një shqiptar, ka ndërruar jetë tragjikisht në Itali. Mediat vendase bëjnë me dije se 43-vjeçari i identifikuar si Dritan Maçaj, ka ndërruar jetë nga asfiksia brenda një punishte për ruajtjen e verës në Itali.
Mësohet se Meçaj jetonte prej shumë vitesh në Itali dhe punonte për një kohë të gjatë në këtë punishte. Po ashtu raportohet se ai ishte i martuar me një shqiptare dhe ishte baba i një djali 11-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës në një punishte vere në Cessalto (Treviso) në via Palù./btvnews.al