E diel, 24 Nëntor, 2024

Altin Dumani zgjidhet në krye të SPAK, Rama: Procesi foli qartë për…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së Altim Dumanit të krye të SPAK.

Kryeministri shkruan se procesi i përzgjedhjes hodhi poshtë zërat “për kapjen e SPAK-ut nga regjimi”.

Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e skapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete”, shprehet Kryeministri Edi Rama.

Altin Dumani u zgjodh drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 5 vota të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit