E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Botërori 2022/ Macron ndërhyn për Benzema

Politika ‘blindon’ finalet e Botërorit, Macron futet ‘mik’ për Benzema, mbi 14 mije agjentë policie në rrugë

Prezenca e Karim Benzema në finalen e madhe të Kupës së Botës është bërë çështje shteti. Marrëdhëniet mes sulmuesit të Real Madrid dhe trajnerit francez, Didier Deschamps janë përkeqësuar dhe rikthimi në kampin e “gjelave” për 34-vjeçarin janë vështirësuar. Por duket se në negociata do të marrë pjesë personalisht presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Sipas mediave franceze, ka qenë ai që ka ndërmjetësuar që Benzema të jetë së bashku me ekipin në finalen e së dielës ndaj Argjentinës. Rrugën që do bëj sulmuesi pritet ta ndjekin edhe mesfushorët, Pogba dhe Kante, të cilët humbën grumbullimin për shkak dëmtimi.

Finalja ndaj argjentinasve pritet të sjellë festë të shthurur dhe në varësi të rezultatit edhe tension në Francë. Për këtë shkak, autoritetet franceze kanë vendosur të nxjerrin në terren mbi 14.000 policë dhe xhandarë në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë gjatë finales së Kupës së Botës. Sheshi “Champs Elysess” në Paris do të bllokohet, për të qenë i gatshëm për festën e “Gjelave”. Ndërkaq, për finalen e vendit të tretë dhe të katërt, në rrugët e Parisit do të ketë rreth 13 mijë agjentë policie. Një shifër më e lartë nga ajo që menaxhoi gjatë gjysmëfinales mes Francës dhe Marokut, që u shoqërua me incidente dhe trazira të shumta në shumë qytete franceze.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit