E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Është dikush nga familja Ora që “vdes” për Dua Lipën!

Fakti që Rita Ora nuk ka një raport të mirë me Dua Lipën, nuk do të thotë që edhe motra e Ritës ta ketë.

Elena Ora motra dhe njëkohësisht edhe menaxherja e artistes me origjinë shqiptare së fundmi ka pozuar krah autores së hitit “New Rules”.

Përveç kësaj krahas një fotoje të publikuar në Instastory-n e saj, motra e Ritës ka folur me fjalë të mëdha për Duan.

“Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare me ne, ne e drejtojmë botën”, ka shkruar Elena Ora në mbishkrimin e një ‘selfie”ku duket me Lipën.

Për ironi të fatit thuhet se mosmarrëveshjet midis Dua Lipës dhe Rita Orës kanë nisur kur, në fillimet e saj Dua kishte kërkuar ndihmë nga motra e Ritës, menaxherja Elena, për ta ndihmuar në rrugën drejt muzikës, por që në atë kohë ajo nuk ishte treguar e gatshme ta ndihmonte.

Më herët Dua Lipa e ka thyer heshtjen dhe ka përmendur emrin e Ritës, madje në një mënyrë shumë të bukur.

Në një intervistë të dhënë për “Line Of Best Fit”, teksa Dua shprehej se ndiehej krenare që i përfaqësonte dy vendet (Shqipëri dhe Kosovë), shtoi se do të donte që Kosova të njihej si vendi i saj dhe i Ritës.

“Pra, nëse dikush thotë oh, ku është Kosova?’ njerëzit mos thonë është mes Italisë dhe Greqisë, por Rita Ora është nga atje, Dua Lipa nga atje’-ka shtuar autorja e “One Kiss”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit