Një 85-vjeçar belg ka plagosur me armë zjarri një shqiptar, pasi ky i fundit tentoi t’i vidhte në shtëpi.
Sipas medias belge, Sudinfo.be, Esri Miza ndodhet aktualisht në spital në gjendje kritike për jetën.
Shqiptari thuhet se ishte futur në banesën e një 85-vjeçari për të grabitur, por ky i fundit e pikasi atë duke e qëlluar me armë e duke e lënë të plagosur rëndë.
Hetuesit janë në kërkim të dëshmitarëve të vlefshëm që mund të kenë vërejtur veprime të dyshimta pranë shtëpisë së viktimës para ose pas ngjarjes ose që mund të kenë informacione për bashkëpunëtorët e autorit.