Këtë të premte janë luajtur tre ndeshje të Kategorisë Superiore, të vlefshme për javën e 14. Të trija ndeshjet kanë përfunduar me rezultat befasues, pasi nuk kanë fituar skuadrat që shiheshin favorite në nisje të sfidave.
Kështu, Bylisi ka fituar kundër Engantias, skuadër e cila javët e fundit ka treguar se është në garë për titullin kampion.
Në sfidën tjetër mes Kastriotit dhe Vllaznisë kanë fituar krutanët duke zhytër në krizë skuadrës shkodrane.
Edhe Tirana ka zhgënjyer ditën e sotme pasi është mundur nga Teuta në Durrës, skuadër e cila këtë vit nuk po tregon formë të mirë dhe është në fundin e tabelës.
Këto tre ndeshje kanë prodhuar një statistikë interesante, pasi janë mbyllur me rezultatin 1 me 0./btvneës.al