Andi, Andi thonit ju, por kërdinë e bëri Getinjo. Mbrëmjen e djeshme Vivien Thano dhe Getinjo shkëmbyen puthjen e tyre të parë në buzë, brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”.
Moment ky që mori vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi në lidhje me këtë ka reaguar edhe vëllai i Getinjos, Gramoz Aliu i njohur gjerësisht si Mozzik.
Krahas fotos ku duket dyshja duke u puthur, reperi shkruan: “Mirëmëngjes botë,”-shoqëruar me një zemër të kuqe.
Siç duket Mozzik e aprovoi romancën e Getinjos me Vivien brenda “BBVK”.
Përpos kësaj reperi Getinjo është lakuar shumë këto kohët e fundit, sidomos me teoritë e tij brenda shtëpisë së BBV Kosova.
Tashmë ai e ka lënë mënjanë teorinë e tij se “Toka është e sheshtë” duke u ndalur së fundmi tek kafshët.
Ai ka thënë se njerëzit dhe kafshët janë të ngjashëm si dhe theksoi se gorillat dhe delfinët janë krijesat e vetme që kryejnë marrëdhënie seksuale me dëshirë dhe jo vetëm për shumim.
“S’kemi shumë dallim nga kafshët, gorilla, njerëzit e delfinët janë të vetmit që bëjnë seks me qejf”, tha ai. Krijesa më e mençur prej shpendëve është sorra”, vijoi ai, duke i treguar banorëve edhe për një dokumentar që kishte parë.