E hënë, 25 Nëntor, 2024

“Nuk është koha që të relaksohemi”, ushtria ukrainase: Putin synon ta vazhdojë gjatë luftën. Ka nisur trajnimin e trupave të reja në Bjellorusi dhe…

Ndërkohë që të gjithë presin që ardhja e dimrit dhe temperaturat e ulëta në terren të ulin intensitetin e e luftimeve, ende askush nuk jep një afat ë qartë kohor se kur mund të përfundojë lufta në Ukrainë.

Presidenti Volodymir Zelenksy ka deklaruar se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë, por një gjeneral ukrainas u shpreh se Moska po përgatitet për një luftë të gjatë.

Gjenerali ukrainas Oleksiy Gromov, në një konferencë për mediat ka deklaruar megjithëse nuk pret që Moska të nisë një sulm nga Bjellorusia, Rusia po trajnon trupa të reja në tokën fqinje dhe ka zhvendosur avionët ushtarakë atje.

“Kremlini po kërkon ta kthejë konfliktin në një konfrontim të zgjatur të armatosur”, tha Gromov.

Ndërkohë, zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar, paralajmëroi sot kundër krijimit të vetëkënaqësisë pas pengesave të fundit ushtarake me të cilat po përballen forcat e Putinit.

Ne dhe bota nuk duhet të relaksohemi, sepse qëllimi përfundimtar i Federatës Ruse është të pushtojë të gjithë Ukrainën dhe më pas mund të vazhdojë më tej”, tha Malyar.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit