E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Stresi habit me deklaratat e fundit: Në varrimin tim do jenë 3 milionë njerëz

Reperi i njohur Stresi është një prej banorëve më interesant në Big Brother VIP Kosova. Që nga dita e parë e deri tani ai ka bërë shumë rrëfime dhe ka treguar shumë për jetën e tij.

Sot Arkimed Lushaj, i ka befasuar banorët e tjerë pasi ka folur për vdekjen dhe për varrimin e tij.

Ky burrë këtu ka me e mbyllë karrierën e ka me vdekë dhe 3 milionë banorë kanë me më ardhë në varrim. Krejt Shqipëria e Kosova, do të jetë vargu ku nuk pritet më. As 2Pac e as Biggie nuk kanë pas kështu varrimi çfarë do ta kem unë”, është shprehur ai..

Më herët Stresi ka treguar dhe misionin e tij në Big Brother, ku ka thënë se është futur në atë shtëpi pasi dëshiron të bashkohet me ish-gruan e tij./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit