DASHI– Ditë tej mase e veçantë ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Partneri do ju bëjë edhe një surprizë gjigande që do ju lërë me gojë hapur. Beqarët nuk duhet të tregohen të pamatur dhe nuk duhet kurrsesi të hedhin hapa të nxituara.
DEMI– Ditë e mbushur me stuhi të forta ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Në planin financiar keni për të pasur fat me shumicë dhe situata do normalizohet.
BINJAKËT– Sot do jeni shumë me të logjikshëm ju të dashuruarit dhe do i pranoni të metat tuaja. Marrëdhënia në çift do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar. Financat nuk do jenë të këqija, por po shpenzuat shumë mund të mbeteni shpejt pa para.
GAFORRJA– Dita e sotme do jetë shumë e paqëndrueshme për ju të dashuruarit. Në shumë momente do përballeni edhe me probleme dhe me sfida të vështira. Me financat duhet të jeni me vigjilente nëse nuk doni tronditje me vonë.
LUANI– Sot duhet të jeni me të sinqertë me partnerin tuaj dhe nuk duhet t’ia mbani me të fshehta zhgënjimet apo pakënaqësitë. Beqarët do bëjnë edhe gjëra të çmendura vetëm që ta arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë.
VIRGJËRESHA– Do hallakateni me gjërat e punës sot dhe ka mundësi që të mos qëndroni aspak me partnerin. Me shpenzimet nuk do i keni punët mire kështu që gjendja ka rrezik të ketë disa tronditje.
PESHORJA– Ditë mjaft e këndshme dhe e mbushur me emocione të veçanta do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
AKREPI– Sot do jeni gjatë gjithë kohës me humor të mirë ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Nëse me shpenzimet tregoheni të arsyeshëm gjendja financiare do mbetet e kënaqshme.
SHIGJETARI– Dita e sotme ka për të qenë e jashtëzakonshme për juve që jeni në një lidhje. Partneri do ju propozojë diçka gjigande të cilën nuk e kishim imagjinuar kurrë se do të ndodhte. Beqarët do kenë disa probleme të vogla të punë dhe nuk do e kenë mendjen tek kërkimi i dashurisë.
BRICJAPI– Mëngjesi nuk do jetë shumë i mirë sot për juve që jeni në një lidhje, por me kalimin e orëve situata do fillojë të normalizohet. Falë ndihmës së të afërmve do mund të bëni edhe ndonjë investim me tepër.
UJORI– Nëse jeni në një lidhje do keni një marrëdhënie më të ngrohtë dhe me sensuale me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Buzëqeshja dhe lumturia nuk do ju ikë asnjë moment nga fytyra. Buxhetin do dini si ta organizoni që të mos ju dalin të papritura apo probleme.
PESHQIT– Marrëdhënia me partnerin do jetë e bekuar nga yjet gjate kësaj dite. Në çdo moment ju do ndiheni më së miri dhe do ndiheni me fat që keni bërë këtë zgjedhje. Financat nuk do jenë problematike, por mirë është të kufizoni shpenzimet e panevojshme./btvnews.al