Për ditën e sotme priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave reshjet pritet të shoqërohen dhe me shtrëngata në këto qarqe. Gjithashtu priten reshje mesatare në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës si dhe reshje të dobëta në qarqet e tjera.
Për sa i përket temperaturave minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 15 deri në 22 °C, në vendet e ulëta nga 14 deri në 22 °C dhe në vendet malore nga 7 deri në 17 °C.
Për sa i përket erës, pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./btvnews.al