E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Vritet një person me armë në Tiranë, Policia: Ngjarja ndodhi në një lokal

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë pasditen e kësaj të premteje.

Policia në një njoftim për mediat sqaron se vrasja ka ndodhur në një lokal dhe viktimë ka mbetur një 49-vjeçar.

Mësohet se viktima është Edmond Papaj nga Saranda. 49-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit