Ndërsa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se një paqe e mundshme mes dy vendeve është ende larg.
Bill Burns, drejtori i CIA-s, ka thënë se agjencia nuk mendon se rusët janë “seriozë” për negociatat reale drejt paqes.
Ai i tha rrjetit të transmetimit PBS se ka pasur një “ritëm të reduktuar në luftime” me fillimin e dimrit, por ai beson se sulmet ruse në infrastrukturë do të vazhdojnë.
“Vlerësimi ynë është që rusët nuk janë seriozë në këtë pikë për një negociatë të vërtetë,” tha zoti Burns.
“Por nuk ka asgjë të reduktuar në lidhje me ritmin e sulmeve gjithnjë e më brutale të Putinit kundër civilëve ukrainas dhe infrastrukturës civile ukrainase.”, shtoi ai.
Kujtojmë se Rusia ka nisur vazhdimisht sulme ndaj infrastrukturës ukrainase që nga tetori, me të fundit që ndodhi të premten dhe ka shkurtuar furnizimin me energji dhe ujë për shumë njerëz.