E hënë, 2 Dhjetor, 2024

“E shikoja si shtrëngonte dhëmbët para dhimbjes e poshtërimit”- Isli Islami rrëfen si i ati ushtronte dhunë ndaj nënës së tij dhe divorcin e tyre

Moderatori i njohur, Isli Islami në një rrëfim të rrallë ka folur për ndarjen e prindërve dhe fëmijërinë e vështirë për shkak të dhunës që i ati ushtronte ndaj nënës së tij.

Ai tregoi se në moshë të vogël u bë dëshmitar i dhunës së vazhdueshme dhe abuzimit të të gjitha formave, dhe shikonte se si e ëma “shtrëngonte dhëmbët përpara dhimbjes e poshtërimit”.

Isli Islami rrëfeu se divorci i tyre ishte gjëja më e mirë që ndodhi teksa bëri apel “falini njerëzit që ju kanë bërë gjëra të këqija”.

“Vij nga një familje me prindër të divorcuar, gjatë gjithë fëmijërisë sime kam qenë dëshmitar i një dhune që ka qenë e vazhdueshme, fizike, psikologjike, abuzim me të gjitha format. Divorci i tyre ishte një nga gjërat më të mira që ka ndodhur. Mamaja ime, jam shumë i lidhur me të, ka qenë heroina e kësaj situate.

E kam parë se si ka shtrënguar dhëmbët përpara dhimbjes, poshtërimit, sikleteve, mërzitjes, e kam parë që për shkak të dashurisë që ka pasur për ne gjithmonë ka gjetur rrugën se si të ngrejë kokën. E vlerësoj shumë dhe e admiroj për këtë.

Kam marrë më kalimin e viteve shumë cilësi që ajo ka dhe shpresoj që ti kem dhe unë, kur të jem prind një ditë edhe fëmijët e mi të shohin këtë gjë tek unë, përpos vështirësive të dalim ballë lart dhe të themi “ok, kemi kaluar gjëra të këqija por ja ku jemi të fortë”.

Falini njerëzit që ju kanë bërë gjëra të këqija, që ju anë shkaktuar dhimbje sepse mendoj se nuk ka gjë më të bukur se të falësh”, u shpreh moderatori në “DWTS”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit