Kroacia nuk ia doli dot të fitojë luftën e madhe për të triumfuar në Botërorin e Katarit, gjithsesi, fitoi “betejën” për vendin e 3-të, duke dërguar kështu në shtëpi medaljen e bronztë. Sfida e luajtur në Khalifa International Stadium (Doha) ndaj Marokut përfundoi 2-1.
Ekipi i Daliç prishi ekuilibrat në minutën e shtatë. Një goditje dënimi përfundon me një skemë perfekte dhe Gvardiol dërgon në festë tifozërinë e vendit të tij.
Të besuarit e Regraguit gjen barazimin (1-1) shumë shpejt, Dari tregohet i saktë me kokë në minutën e 9-të.
Kroacia e mbyll fraksionit në avantazh 2-1. Një goditje mjeshtërore e Orsië (42′) e gjen të papërgatitur portierin Bono.
Në 45 minutat e dyta pati momente shumë të diskutueshme, me afrikanët kishin pretendimet e tyre për një penallti të mundshme pas një ndërhyrje në zonë, gjithsesi pas një rishikimi me VAR, arbitri nga Al Jassim A. nga Katari sinjalizoi vijimin e ndeshjes.
Minutat shtesë nuk dhuruan gol, me Kroacinë e Luka Modriç që ngushëllohet me vendin e 3-të në Botëror.
Croatia take the #FIFAWorldCup 3rd spot! 🇭🇷🥉@adidasfootball | #Qatar2022
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 17, 2022