Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vashtëmi, të Maliqit, ku nga pakujdesia dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi.
Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit ka marrë djegie trupore i zoti i shtëpisë, shtetasi Refat Konica, djali i tij 34-vjeç si dhe një familjar tjetër i tyre i moshës 40-vjeç.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 17.12.2022, rreth orës 16:15, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia ka plasur një bombol gazi. Për pasojë kanë marrë djegie trupore shtetasit R. K; djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre shtetasi A. M., 40 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.