E diel, 24 Nëntor, 2024

Alibeaj takohet me demokratët në Mirditë: Diskutuam për zgjedhjet lokale

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar një takim me demokratët në Mirditë dhe ka diskutuar me ta për zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Në një postim në mediat sociale, Alibeaj shkruan se në këtë takim kan qenë dhe deputetët Flamur Hoxha dhe Agron Gjekmarkaj.

Deputeti në reagimin e tij shton se të gjithë kanë rënë dakord se prezantimi i alternativës më të mirë është mënyra e vetme për të ndryshuar qeverisjen në vend.

Në aktivin e radhës diskutuam së pari për përgatitjet e strukturës së degës së PD për zgjedhjet e ardhshme lokale. Së dyti, bashku me Sekretarin Organizativ, Flamur Hoxha dhe Nënkryetarin e Parlamentit, Agron Gjekmarkaj u ndalëm në përpjekjet serioze e të sinqerta të bëra nga burra të mençur të Mirditës, për daljen me një kandidat të vetëm për mirditorët në zgjedhjet e 14 majit.  Për mbarëvajtjen e këtij procesi, një punë të madhe ka bërë padiskutim edhe Kryetari i Degës, Mark Ruçi.

PD po kalon vështirësi që të gjithë i njohim, por qartas të gjithë ramë dakord se përballja me regjimin duke prezantuar alternativën më të mirë është rruga e vetme për të siguruar ndryshimin që presin të gjithë”, është ky postimi i Enkelejd Alibeajt./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit