E diel, 24 Nëntor, 2024

Ekstremistët serbë protestojnë në Jarinjë dhe i vënë flakën “Marrëveshjes së Brukselit”: Kurrë kufi, Kosova është Serbi!

Qindra serbë janë mbledhur pranë pikës kufitare në Jarinjë, në anën e territorit serb dhe kanë protestuar.

Për mbarëvajtjen e kësaj proteste, janë angazhuar forca të shumta policie duke krijuar një kordon në afërsi të kufirit, duke mos lejuar protestuesit që të kalojnë në anën e Kosovës.

Protestuesit kanë bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska e Bosnje-Hercegovinës.

Në protestë janë parë persona të maskuar që në duar mbanin flamuj të Serbisë dhe pankarta të ndryshme, ndër të cilat veçohet ajo me mbishkrimin “Kurrë kufi, Kosova është Serbi”.

Ata në një moment i vënë flakën “Marrëveshjes së Brukselit”, duke e shoqëruar këtë veprim me këngë shoveniste./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit