“Messi legjenda”, këto janë këpucët e personalizuara që Lionel Messi do të mbajë veshur gjatë finales së Kupës së Botës.
Bëhet fjalë për një palë këpucë “Adidas X Speedportal”, një model unik që janë mishërimi i modelit të vitit 2006, këpucët e para që Messi ka veshur në një Botëror.
E sigurt është se nëse Messi fiton këtë Botëror, këto këpucë do të jenë pjesë e një muzeu në Argjentinë, gjithnjë nëse Messi vendos t’ia dhurojë kombit të tij që prej vitesh lutet që Messi të fitojë një Botëror./btvnews.al