Argjentina është ngjitur në majën e e futbollit botëror, pasi mbrëmjen e sotme është shpallur kampione e botës pas fitores me penallti kundër Francës. Në Lusail Iconic Stadium në Katar, amerikano-jugorët zbritën nga froni francezët që deri sot ishin kampionët e botës në fuqi.
Skuadra e Messit e nis shumë mirë këtë ndeshje, duke arritur që të shënote dy gola në pjesën e parë, por kur dukej se ndeshja po përfundonte Franca reagoi dhe barazoi fal dy golave të shpejtë nga Mbappe.
90 minutëshi u mbyll me rezultatin 2 me 2 dhe skuadrat iu drejtuan shtesave. Sërish Argjentina reagoi dhe me Messin kaloi në avantazh, por një penallti e akorduar për Francën u kthye në gol nga Mbappe.Shtesa u mbyll në barazim 3 me 3, por me penallti Argjentina u tregua më e saktë dhe fitoi me rezultatin 4 me 2. Tashmë Messi me shok do shkojnë me trofeun më të rëndësishëm në shtëpi, ku do priten si heronj./btvnews.al