Vëmendja e të gjithë botës sot është në Katar, aty ku në orën 16:00 do të luhet finalja e madhe mes Argjentinës dhe Francës.
Argjentina kërkon trofeun e dytë, por që do të jetë i pari për Lionel Messin, ndërsa Franca është në kërkim të kupës së tretë.
Kjo ndeshje po pritet me shumë ankth në Argjentinë, ku i gjithë populli po lutet që Messi të kthehet në atdhe me trofeun në duar.
Edhe në Francë, Mbappe ka shumë fansa dhe ata janë shpresëplotë se talenti i ri do të triumfojë kundër eksperiencës së Messit.
Gjithçka mbetet për t’u vendosur sot pasdite, ku në Katar do të ketë festë për një skuadër dhe hidhërim për tjetrën./btvnews.al