Kryeministri Edi Rama në mbledhjen vjetore të Këshillit Koordinues të Diasporës ka zgjedhur që të flasë për amnistinë fiskale.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se ky ligj do të bëhet me çdo kusht dhe shtoi se vendi ynë nuk ka pse privohet nga kjo e drejtë.
“Kam shumë besim që edhe bashkësia ndërkombëtare, edhe sidomos BE, që tanimë jemi në një partneritet të patjetërsueshëm do ta kuptojë dhe ne nuk kemi nevojë që ta mbështesë sepse është e pakuptimtë që ta kërkosh se do ta mbështesë, por nuk do ta pengojë dhe do të pranojë principin e të drejtës duke shfrytëzuar nga ana e vet të drejtën për ta monitoruar këtë proces.
Për ta monitoruar që procesi të bëhet ashtu siç duhet sepse përderisa e bën Italia një herë në tre vjet, përderisa e kanë bërë të tjerë nuk kemi të drejtë të privohemi nga kjo e drejtë pse jemi të vegjël dhe pse na paragjykojnë përtej çdo lloj logjike”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh ndër të tjera se nuk mund të penalizohen 99% e shqiptarëve. Ai theksoi se paratë e krimit nuk janë subjekt i kësaj amnistie./btvnews.al