DASHI- Në jetën tuaj në çift do merrni vendime shumë te rëndësishme. Mjaft më duke qëndruar gjithsecili me vete, ka ardhur koha të jetoni bashkë.
DEMI– Perspektivat për jetën tuaj në çift do jenë shumë të mira gjatë kësaj dite. Do bini dakord për gjithçka me atë që keni në krah dhe disa mund te marrin vendime me rëndësi.
BINJAKËT– Do keni dyshime te shumta gjatë kësaj dite për partnerin tuaj dhe do doni gjithë kohës ta kontrolloni atë. Në fakt më mire do ishte që të flisnit hapur me të.
GAFORRJA– Harmonia dhe alegoria do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Tensioni që ju kishte pushtuar para disa ditësh do mbarojë njëherë e mirë.
LUANI– Ditë plot ngjyra dhe emocione kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do bashkëpunoni mjaft me partnerin tuaj dhe do i harroni problemet që keni pasur në të shkuarën.
VIRGJËRESHA– Sot është koha e duhur për të zgjidhur të gjitha problemet dhe mosmarrëveshjet e jetës suaj në çift. Do jeni më të artë dhe me të vetëdijshëm edhe për gabimet që keni bërë.
PESHORJA– Dita e sotme do jetë me diell për çiftet. Do e harxhoni gjithë kohën e lirë për të diskutuar me partnerin dhe për t’u dashuruar qetësisht. Parashikohet një ditë e shkëlqyer.
AKREPI– Ditë e paqëndrueshme dhe herë pas here me debate të forta. Nuk do ju pëlqejë aspak që partneri t’iu komandojë dhe do keni përballje me të.
SHIGJETARI– Jeta në çift do jetë si zakonisht sot. Mos kërkoni në asnjë moment të impononi mendimin tuaj sepse situata mund t’iu dalë menjëherë jashtë kontrollit.
BRICJAPI– Çiftet do afrohen edhe më tepër sot me atë që kanë në krah dhe do mund të flasin për çdo gjë pa dorashka. Gjithçka do shkojë më së miri.
UJORI– Ditë shumë më e favorshme për beqarët sesa për çiftet kjo e sotmja. Planetët do favorizojnë takimet interesante dhe emocionuese kështu që duhet të përfitoni sa të mundni.
PESHQIT– Qielli i dashurisë do jetë i zymtë dhe plot me re gjatë kësaj dite. Do keni edhe përballje të forta me atë që keni në krah. Gjithsesi për këto çështje nuk duhet te flisni me miqtë, por duhet të mundoheni t’i zgjidhni në çift./btvnews.al