Qeveria vendosi edhe këtë vit që t’iu japë pensionistëve 5 mijë lekë shpërblim në fund të vitit. Por nga ana tjetër janë pensionistët ata që thonë se me këtë shumë, nuk mund të blejnë as gjelin e detit.
Sipas tyre, rritja e çmimeve të gjitha produkteve ka bërë konsumi të zvogëlohet dhe ekonomia e tyre familjare të mos e përballojë.
Pensionistët shtojnë se qeveria duhet të mendojë për rritjen e pensioneve dhe jo të mjaftohet me dhënien e një shpërblimi modest në fundvit.
Me rritjen e kostos së jetesës pensionistët e Matit thonë se as nuk e mendojnë që natën e ndërrimit të viteve ta festojnë jashtë shtëpive të tyre./btvnews.al