E diel, 24 Nëntor, 2024

VIDEO – Sofraçani pa energji elektrike, ankohen banorët: Po na prishen elektroshtëpiaket

Dëmtimi i rrjetit të energjisë elektrike për shkak të reshjeve të shirave të ditëve të fundit ka bërë që banorët e fshatit Sofraçan në Bulqizë të jenë prej katër ditësh në terr.

Ata thonë se nuk dinë se ku qëndron problemi që nuk është rikthyer rryma elektrike pasi asnjë specialist i OSHEE nuk është parë në fshat.

Gjithashtu, banorët e Sofraçanit shprehen se po ju prishen pajisjet elektroshtpiake si dhe të gjitha produktet që mbajnë në frigorifer, si pasojë e mungesës së rrymës për një periudhë kaq të gjatë.

Me mungesë të plotë të energjisë por edhe ndërprerje të shpeshta po përballen shumë zona në Bulqizë. Shkak për këto mësohet se janë bërë dëmtimet në rrjet por edhe ngarkesa e lartë që ka rrjeti si pasojë e futjes së prodhimit të HEC-eve private./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit