Sulmuesi francez, i cili arriti që të fitonte “Topin e Artë” këtë vit, Karim Benzema, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e kombëtares së Francës.
Në një postim në mediat sociale, Benzema ka bërë me dije se e ka mbyllur karrierën ndërkombëtare me ekipin e Francës.
“Bëra përpjekje dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenar për këtë. Unë shkrova historinë time dhe e jona përfundon”, ka qenë ky njoftimi i tij.
Sulmuesi kurrë nuk i ka pasur mirë marrëdhëniet me kombëtaren. Në fillim u pezullua për vite me radhë për shkak të një skandali me shokun e tij të ekipin, e më pas dëmtimi e la jashtë Kupës së Botës në Katar.
Por në fund të Botërorit kuptoi se kombëtarja nuk e mirëpriste më, pasi trajneri e injoroi në një konferencë për mediat.
Ai debutoi në moshën 19-vjeçare me “Gjelat” dhe është një ndër golashënuesit më të mirë./btvnews.al