E hënë, 25 Nëntor, 2024

Heroi i Francës Kylian Mbappe reagon pas humbjes në Kupën e Botës

Një nga lojtarët më të mirë të finales së mbrëmshme të Kupës së Botës ishte padiskutim Kylian Mbappe. Ai realizoi një ndeshje fantastike, ku i shënoi Argjentinës tre gola. Por fatkeqësisht kjo nuk mjaftoi që Franca e tij të shpallej kampione bote.

Së fundmi ka ardhur edhe reagimi i vetë sulmuesit francez përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka ndarë një foto ku shfaqet me trofeun e tij si golashënuesi më i mirë i turneut, në duar, ku shumë pranë ka Kupën e Botës. Mbappe, sigurisht nuk e fsheh dëshpërimin në këtë foto, por mbishkrimi i tij tregon optimizëm. “Do të rikthehemi”– shkruan autori i tre golave në finalen e Kupës së Botës.

Argjentina ka arritur të marrë Kupën e Botës, duke mundur kështu Francën me penallti me rezultatin 4 me 2. Koha e rregullt përfundoi 2-2, 90 minutësh “i çmendur”, i mbushur plot spektakël. Në shtesa ekipet shënuan nga një gol, me fituesin që u vendos nga penalltitë.

Messi është shfaqur shumë i lumtur dhe i buzëqeshur pasi ky është Botërori i tij i parë i fituar me Argjentinën dhe i fundit. Nga ana tjetër, gruaja e Messit, Antonela është shfaqur shumë e gëzuar pas fitores së Argjentinës me bashkëshortin e saj.

Ajo u bashkua me djemtë Thiago, dhjetë vjeç, Mateo, shtatë vjeç dhe Ciro, katër vjeç.

Kylian Mbappe mori çmimin si golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës 2022. Ai ka shënuar plot 8 gola në turne. Ndërkohë, Messi mori çmimin si lojtari më i mirë. Ai shënoi 7 gola në këtë turne.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit