E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Me precedentë të shumëfishtë penal, zbardhet e shkuara e një prej shqiptarëve të ekzekutuar në Athinë

Detaje të reja janë zbuluar për atentatin e ditës së diel në Athinë. Mediat vendase shkruajnë se një prej viktimave Kreshnik Çerçizaj, një prej shqiptarëve të ekzekutuar në atentatin e së dielës në Athinë ka një të shkuar kriminale.

Çerçizaj mësohet se është arrestuar disa herë nga policia greke, për vepra të ndryshme kriminale si grabitje, kultivim droge apo trafik klandestinësh.

Ndërkohë që edhe 44-vjeçari Armando Ogranaja, personi tjetër i mbetur i vrarë në atentat, ka 4 precedentë penal në Greqi por jo për vepra të rënda kriminale.

Skeda kriminale e Kreshnik Çerçizaj

Arrestuar në 2008 për “Vjedhje” dhe “Shkelje të ligjit mbi emigrantët” në bashkëpunim me një shtetas tjetër.

Akuzuar në 2012 në bazë të shenjave të gishtërinjve së bashku me dy shtetas të tjerë të paidentifikuar, për grabitje në Janine ku morën një sasi të madhe të hollash.

Arrestuar në janar 2013 në Kalithea, Athinë, me urdhër arresti nga autoritetet shqiptare për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në bashkëpunim me pasojë vdekje”.

Ne korrik 2016 është arrestuar në Korinth për “kultivim bimësh narkotike” dhe ishte me masë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit