E enjte, 28 Nëntor, 2024

“Messi,“më i miri në histori”

Leo Messi “pushtoi” Botën, “pushtoi” dhe faqet e para të mediave sportive, kjo ishte e pa shmangshme. Festës së mediave argjentinase, delirit të tyre, i janë bashkuar të gjithë mediat e tjera, ku personazh absolut ishte “pleshti”:

“Messi, këmba e zotit”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë.

“Maradoha”, ishte titulli i përzgjedhur nga Corriere dello Sport me të përditshmen italiane që shton: Messi si Maradona, Botërori është i Argjentinës.


Në Spanjë, të përditshmet sportive nuk ngurojnë të pagëzojnë Messin:

“Është më i miri në histori”, shkruan Mundo Deportivo. “Zoti ekziston”, ishte titulli i Sport.

“Në qiell”, shkruan AS. E njëjta tablo edhe në Angli: “Mrekulli, magjik, Messi”, ishte titulli i përzgjedhur nga Telegraph. “The goat, ky është Messi”, shkruan Mirror në faqen e parë. “Ëndërr Botërori”, ishte titulli i Express në faqe ne parë.

Situata është ndryshe në Francë, kjo ishte një humbje me shije të hidhur: “Kokën lart”, shkruan L’Equipe, titull shoqëruar me foton e Kylian Mbappe, një tjetër personazh i madh i këtij Botërori.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit