E diel, 24 Nëntor, 2024

“Njerëzit ulërinin, plumbat kalonin mbi kokat e tyre”, dëshmitë e atyre që ishin prezentë në atentatin ku u vranë dy shqiptarë në Athinë

Mediat greke kanë publikuar ditën e sotme detaje të reja për vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Athinë, ku humbën jetën 2 shqiptarë. Protothema ka publikuar dëshmitë e personave që ndodheshin në lokalin në zonën e Nea Smyrni të Athinës.

Nga ngjarja e rëndë mbetën të vrarë dy shqiptarët, Kreshnik Çerçizaj 41 vjeç nga Vlora dhe Armando Organja 44 vjeç nga Berati.

E gjithë ngjarja ndodhi në pak sekonda, siç është e dokumentuar edhe nga kamerat e sigurisë të lokalit. Një punonjë si lokalit që ka qenë prezent në momentin kur ndodhi ngjarja ka treguar tmerrin që pa me sy.

Viktima ishte i njohur në zonë. Të gjithë e njihnim sepse ofronte mbrojtje në këmbim të parave. E njihnim me emrin Niko. Vajza që mbeti e plagosur ishte kliente. E pamë të mbuluar në gjak derisa erdhi ambulanca për ta marrë. Njerëzit nisin të ulërinin kur autori nisi të qëllonte mbi kokat e tyre. Shpërtheu paniku dhe të gjithë nisën të vraponin nga frika. Sheshi ishte plot me njerëz sepse po shikonin ndeshjen”, rrëfen një punonjës i lokalit.

Ndërsa një banor i zonës tha: Dëgjova 5-6 të shtëna. U shokova. Zbrita poshtë pashë policinë dhe një person të vdekur.

Krim i rëndë ka tronditur jo vetëm Athinën, por të gjithë Greqinë dhe hetimet mësohet se po vijojnë me ritme të larta për zbardhjen e ngjarjes./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit