Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, i ka reaguar ashpër moderatores Luana Vjollca, për lojërat që ajo bën në emisionin që drejton. Ky reagim erdhi pasi në një lojë, ishte e vendosur fotografia e Noizyt. Ai i kërkoi Vjollcës që ta heqë fotografinë e tij, derisa tha se “pyetjet i bëni të neveritshme”.
Postimi në rrjete sociale:
O Luana Vjollca me fal per shprehjen po me keni ça trapin me kto krahasimet, ma hiq foton nga aty se ngelen tu m’vra ket mund ta thoja dhe privat po ajd mo.. Pytjet i beni shume te neveritshme doni vetem sherre me ndodh, se Cfar ndodh me rrepistat me Vone ste plas bytha ty, a rrifen a vriten a shahen, ty te intereson emisioni me ber fam në tiktok, Hiqe foton time nga aty se sjam ngara me klysha.